Premier League bllokon lojtarët e kombëtarave

Futboll

Premier League bllokon lojtarët e kombëtarave

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 23:24
Premier League bllokon lojtarët e kombëtarave

Premier League bllokon lojtarët e kombëtarave!

Klubet e Premier League kanë vendosur në mënyrë unanime të mos i lejojnë lojtarët e tyre që të luajnë me kombëtaret në vendet që janë të përfshira në listën e kuqe sepse janë në rrezik të lartë infektimi me Covid-19.

“Vendimi i klubeve, lexohet në një komunikatë për shtyp, i mbështetur nga Premier League, do të jetë i vlefshëm për pothuajse 60 lojtarët e 90 klubeve të kampionatit anglez që duhej të udhëtonin në 26 vende të listës së kuq gjatë ndeshjeve të kombëtareve që do të zhvillohen në shtator”.

Janë zhvilluar shumë diskutime mes Federatës dhe Qeverisë angleze për të gjetur një zgjidhje, por për shkak të problemeve të shëndetit publik në lidhje me lojtarët që udhëtojnë nga vendet në listën e kuqe, nuk është bërë asnjë lëshim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat