Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo vazhdon të shpresojë për largimin nga Torino këtë afat veror.
Portugezi është në negociata me Manchester Cityn, pavarësisht që marrëveshja është shumë e komplikuar.
Pavarësisht që Juventus beson se Ronaldo do qëndrojë, ish presidenti i tyre, Giovanni Cobolli Gigli thotë se është më mirë që portugezi të largohet.
“Gjithmonë kam qenë i sinqertë, nënshkrimi me Ronaldon ishte gabim. Është e pamundur të fitosh investimin dhe do mbetet ashtu”.
“Është lojtar i mirë, por duhet të jem i sinqertë, sa më parë të largohet, më mirë për të dhe Juventusin”.
“Shpreson që Allegri e di si të vazhdojë ta përdorë Ronaldon, siç bëri ndaj Udineses. Kjo është, me inteligjencë dhe kur ndeshje është duke u zhvilluar”.
“Ronaldo e pengon sulmin e Juventusit. Pa të mund të bëjnë gjëra të shkëlqyera në anën kolektive”, deklaroi ai.
Ndërkohë, situata me Cityn mbetet e komplikuar ngase Juventus kërkon Gabriel Jesus në shkëmbim, derisa Guardiola do e pranojë CR7 vetëm nëse Raheem Sterling largohet.