Xherdan Shaqiri e ka falënderuar Liverpoolin dhe tifozët e tij për mbështetjen dhe ka këmbëngulur se do t’i mungojë Anfieldi, pasi iu bashkua Lyonit.
Shaqiri iu bashkua të hënën Lyonit nga Liverpooli për një shumë rreth 11 milionë euro, duke i përfshirë edhe bonuset.
29-vjeçari nënshkroi kontratë trivjeçare me klubin e Ligue 1, ku besohet se do t’i përfitojë nga 4 milionë euro në vit.
Dy ditë pasi u largua nga Premierliga, Shaqiri i falënderoi të kuqtë përmes një shkrimi në rrjetet sociale.
“Të dashur tifozë dhe Liverpool, do të më mungoni! Ju dhe ky klub i veçantë me stadiumin e jashtëzakonshëm Anfield. Faleminderit për gjithë përkrahjen tuaj. Gjithë të mirat”, shkroi Shaqiri në Instagram.