Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, duket se do të vazhdojë të qëndrojë në “Camp Nou”.
Sipas “Mundo Deportivo”, lojtari u takua me presidentin Laportan, ku në këtë takim Umtiti paraqiti argumentet e tij tek Laporta dhe kështu klubi ka vendosur ta largojë lojtarin nga lista e largimeve.
“Blaugranët” konsiderojnë se problemet që ai ka pasur gjatë tre viteve të fundit kanë qenë fizike dhe se tani ai ka punuar shumë për të rimarrë nivelin e tij dhe lëndimet janë kapërcyer.
Sipas medies në fjalë, mbrojtësi 27-vjeçar do të ketë minutazh më tepër për të luajtur dhe ta bindë trajnerin Koeman, se mund të performojë përsëri në më të mirën e tij, i cili Koemani nuk e kishte francezin në parim për edicionin e ri.
Mbrojtësi qendror ka ende dy vjet kontratë me Barçën, deri më 30 qershor 2023.