Selektori i ri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror.
Milevski ka ftuar katër shqiptarë Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Arijan Ademi, ndërsa Egzon Bejtullai mbetet jashtë listës.
Pse nuk u ftua Bejtullai?
“Nuk jam i kënaqur me formën e tij”, tha mes të tjera Milevski.
Maqedonia së pari do të takohet me Armeninë më 2 shtator, pastaj do të pasojë udhëtimi kundër Islandës dhe e presin Rumaninë me 8 shtator.
Për shkak të lëndimit nuk mund të bashkohet me përfaqësuesen Arian Ademi, ndërsa në pikëpyetje mbetet Boban Nikollov i cili javën e shkuar rezultoi pozitiv në testin Covid -19.
Lista
Portierë: Stole Dimitrievski (Rajo Valjekano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doksa, Qipro), Dejan Iliev (Sered, Sllovaki), Riste Jankov (Rabotniçki);
Mbrojtës: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb, Kroavi), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Visar Musliu (Mol Vidi, Hungari), Kire Ristevski (AEL Limasol, Qipro), Ezgjan Alioski (Al Ahli, Arabi Saudite), Todor Todorovski (Radniçki Nish, Serbi), Stefan Ashkovski (Sepsi, Rumani), Gjoko Zajkov (Levski, Bullgari), Nikolla Serafimov (Zalaegerseg, Hungari);
Mesfushorë: Elif Elmas (Napoli, Itali), Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Stefan Spiroski (AEK Larnaka, Qipro), Tihomir Kostadinov (Ruzhomberog, Sllovaki), Daniel Avramovski (Kajserispor, Turqi), Boban Nikollov * (Sherif Tiraspol, Moldavi), Arian Ademi * (Dinamo Zagreb, Kroaci);
Sulmues: Adis Jahoviq (Göestepe, Turqi), Milan Ristovski (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan Miovski (MTK, Hungari), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanja), Darko Çurlinov (Shalke 04, Gjermani), Nikolla Gjorgjev (Grashopers, Zvicër);.