Atletico Madrid ka bërë një goditje në merkato duke siguruar shërbimet e sulmuesi brazilian Mateus Kunja.
22-vjeçari vjen nga radhët e Hertës së Berlinit duke iu bashkuar menjëherë skuadrës së Simeonse. Madrilenët kishin kohë që ishin vënë pas yllit të Fiorentinës Dushan Vlahoviç, por kërkesat e larta të presidentit të violëve bën që klubi të vihej pas një objektivi tjetër.
Sulmuesi brazilian spikati në Olimpiadë me seleçaot duke shënuar gol në finalen e madhe kundër Spanjës.
Kunja ka firmosur për pesë vite me Atletiko Madridin dhe operacioni është kryer mbi bazën e 26 milionë eurove, teksa Herta do të fitojë dhe 10% të kartonit në rast shitje te një skuadër tjetër.