Pasi hapi një studio tatuazhesh, Zoe Cristofoli mori disa kritika në rrjetet sociale nga fansat, të cilët e akuzuan atë se ishte financuar nga i dashuri i saj, mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez.
Në fakt, qenka e kundërta. Kjo është përgjigja e Zoe:
“Theo nuk financoi asnjë qindarkë. Duhet të kesh turp nga ky koment injorant dhe arrogant.
Ky është një projekt i imi me 2 partnerë të mrekullueshëm. Një ëndërr e realizuar dhe i dashuri është vetëm mbështetja ime”.