Llapi nga Podujeva po përgatitet për sfidën e radhës, derbin në Gjilan kundër Dritës.
Fituesi i Kupës dhe i Superkupës së Kosovës, në hapje barazoi si vendas (në Merdarë) me rezultat 1:1 me Ulpianën nga Lipjani.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, në asnjë formë nuk është i shqetësuar për barazimin në start të kampionatit, duke besuar fuqishëm se do të shënojnë rezultat të lakmueshme në vazhdim.
Si e sheh Llapin pas ndeshjes me Ulpianën, ju penalizoi fusha për barazim apo ishin të stërlodhur nga finalja e Superkupës së Kosovës?
“Po, është e vërtet se fusha na penalizojë shumë në ndeshjen e parë edhe ngarkesa 120 minuta për Superkupë.
E pamë se dy skuadrat edhe Llapi edhe Prishtina ishim të lodhur edhe kjo ka ndikuar.
Jemi skuadër më shumë cilësi ku besoj shumë të grupi dhe skuadra”, përgjigjet Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ai flet për derbin me Dritën në Gjilan.
Na pret një lojë e vështirë sepse Drita ka një skuadër të mirë dhe solide por ne udhëtojmë për rezultat pozitiv.
Me gëzon fakti se kamë kriju një atmosferë të mirë dhe jemi shumë të motivuar për kampionat që në fund të triumfojmë me sukses”, përfundon Batatina.