Gabriel Jesus në vend të Ronaldos

Futboll

Gabriel Jesus në vend të Ronaldos

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:34
Gabriel Jesus në vend të Ronaldos

Juventusi po mendon për pasardhësin e yllit portugez, i cili mund të largohet nga Torino javën tjetër. Madje, Juve e City mund t’i shkëmbejnë sulmuesit e tyre

Juventusi është i përgatitur për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në fund të afatit kalimtar veror.

Për këtë, “Zonja e Vjetër” po mendon qysh tash për zëvendësuesin e yllit portugez.

Sipas mediave italiane, Bardhezinjtë ia kanë vënë syrin sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Nuk përjashtohet mundësia që Juventusi dhe City t’i shkëmbejnë sulmuesit.

Me këtë rast, Jesus do të kalonte në Torino e Ronaldo në Manchester.

Juve e ka në opsion edhe Mario Icardin, por duket se sulmuesi argjentinas nuk është i interesuar të ndërrojë mjedis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat