Tjetër goditje për Ibrën, Suedia merr vendimin e detyruar për ndeshjet eliminatore të shtatorit!
Zlatan Ibrahimoviç nuk po kalon një moment të mirë në fundin e karrierës së tij teksa dëmtimi në gju në maj të këtij viti e ka lënë jashtë protagonizmit në futboll.
38-vjeçari nuk e mbylli dot sezonin me Milanin, dhe humbi pjesëmarrjen në Kampionatin Europian me Suedinë.
Së fundmi, nordikët kanë bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat eliminatore të shtatorit, ku vihet re mungesa e Ibrës sërish.
Si duket, rikuperimi nga dëmtimi nuk po ecën si duhet dhe Ibra duhet të presë për të luajtur me Suedinë që pas tërheqje në vitin 2015.