Kampioni evropian Chelsea sipas shumë spekulimeve kishte shprehur interesim serioz në yllin e Dortmundit Erling Haaland, por në vend të tij zgjodhi që ta transferonte belgun Romelu Lukaku.
Tani është bërë e ditur se pse Chelsea refuzoi ta transferonte Haaland, dhe arsyeja për këtë gjë ishte agjenti i yllit norvegjez Mino Raiola.
Gjatë bisedimeve mes Raiolas dhe Chelseat, agjenti i Haaland kishte kërkuar nga krerët e “Bluve” një pagë prej 50 milionë eurosh në vit, raporton “Bild”.
Përveç pagës, Raiola kishte kërkuar edhe shumën që i paguhet agjentit si dëmshpërblim prej rreth 40 milionë euro.
Për shkak të shumave të larta që kërkoheshin, Chelsea vendosi kundër transferimit të sulmuesit të Borussia Dortmundit.
Kjo e fundit e ka bërë të qartë që Haaland nuk do të shitet këtë verë pavarësisht interesimit nga klube të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, Manchester United dhe Manchester Cityn.