Milani është duke kompletuar ekipin për sezonin që sapo ka nisur dhe tenton të mbyllë Bakayoko dhe një tjetër futbollist, në mos dy, në repartin e avancuar.
Pasi ka zyrtarizuar të riun Pellegri dhe pasi ka marrë Florenzi nga Roma, të dy në huazim, pritet që brenda 24 orësh të mbyllet akordi edhe për kthimin e Bakayoko…
Ndërkohë, po shihen alternativa për sulmin dhe fantazistin nga Jesus Corona i Porto te Sarabia i PSG dhe Messias së Crotone, edhe pse ky i fundit do të vinte vetëm nëse largohet Castillejo.
Por, kujdes! Lajmi i ditës është se rinovimi me Kessie është ende larg dhe 1 vit nga fundi i kontratës rreziku i një Donnarumma e Calhanoglu “bis” është i madh…
Fakti është se Kessie nuk ka pranuar ofertën kuqezi që nis nga 5.5 mln euro në sezon nga 2.2 aktualisht deri në 6.5 mln euro në 3 vitet e fundit të kontratës së re.
Kessie dhe agjenti tërheqin litarin dhe duan 6.5 mln euro fikse dhe 1 mln euro të tjera bonus, për të prekur kështu gati 8 mln euro në sezon.
Shifra që Milani nuk mund t’ia japë tani. E ndërsa 1 muaj më parë Franck tha se do të mbërrinte në Milano dhe firmoste (ishte në Olimpiadë me Bregun e Fildishtë) duket se fjalët i mori era…
Sakaq, Tottenham dhe PSG presin zhvillimin e situatës dhe vitin tjeter me zero do te synonin mesfushorin, duke paguar rrogën që ai kërkon.