Berisha e paralajmëron

Futboll

Berisha e paralajmëron

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:33
Berisha e paralajmëron

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha e ka mbyllur përvojën dyvjeçare me ekipin Western United pasi i skadoi kontrata.

“Unë jam 36 vjeç, por ndiej se mund të luaj edhe një sezon. Bisedova me klube, por në fund nuk ndodhi asgjë. Kështu që, mua më duhet të mendoj për të ardhmen”, deklaroi Berisha për “The Age”.

“Ka mundësi të shkoj jashtë shtetit (Australisë) dhe nëse kjo mund të realizohet, do të doja shumë që kjo të ndodhë.

Ta luaj sezonin tim të fundit aty ku nisa gjithçka (në Gjermani), për mua do të ishte speciale”, vazhdoi veterani i sulmit.

Berisha i kaloi afro 10 vjet në futbollin australian, ndërsa e pati një eksperiencë të shkurtër në Japoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat