Mbrojtësi spanjoll është kthyer në stërvitje, por kthimi i tij nuk është “regjistruar” akoma njëmbëdhjetë muaj pas dëmtimit në gjurin e majtë të pësuar në ndeshjen kundër Metz.
PSG mund të jetë i detyruar të bëjë një zgjedhje të fortë: UEFA autorizon regjistrimin e 17 lojtarëve që nuk janë formuar në Francë ose në sektorin e moshave të PSG-së në listën e 25 lojtarëve dhe francezët kanë një organikë shumë të pasur.
Njëri mes Diallo, Kurzawa dhe Bernat mund të mbetet jashtë listës.
Lajmi është dhënë nga FootMercato.