Trepça ’89 nga Mitrovica synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Mitrovicasit janë përgatitur maksimalisht për sfidat në Ligën e Parë të Kosovës, me bindje se do të rikthehen në shoqërinë e më të mirëve aty ku e kanë vendin.
“Ne jemi gati!
Ekipi ynë është gati për fillimin e kampionatit 2021/22 të cilin klubi ynë do ta zhvillojë në Ligën e Parë ku synimi kryesor është rikthimi në Superligën e Kosovës.
Ne besojmë dhe me të gjitha forcat do të kthehemi aty ku e kemi vendin”, njofton KF Trepça ’89.