Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është larguar para kohe nga stërvitja e mëngjesit për shkak të një problemi në krahun e tij.
“Bianconerët” u stërvitën para fansave të tyre në “Continassa” këtë mëngjes.
Ronaldo mori pjesë në seancën stërvitore, por e la atë më herët se shokët e tij të skuadrës për shkak të një problemi në krahun e tij, raporton korrespondenti i “Goal.com”, Romeo Agresti.
Ronaldo nuk mori pjesë në ndeshjen me shokët e tij të skuadrës në fund të seancës stërvitore.
Të gjithë sytë janë drejtuar te ylli portugez i cili thuhet se po kërkon të largohet nga “Allianz Arena” para përfundimit të afatit kalimtar veror.
Agjenti i tij Jorge Mendes është në bisedime me Manchester Cityn, ndërsa një lëvizje në PSG duket e pamundur edhe nëse Kylian Mbappé i bashkohet Real Madridit.
Ronaldo luajti vetëm 30 minuta në ndeshjen e parë të Juventusit në Serie A kundër Udineses.
Colpo al braccio destro per #CR7, che chiude l’allenamento in anticipo ??7️⃣ pic.twitter.com/LTUHstjH2x
— Romeo Agresti (@romeoagresti) August 25, 2021