Në fundjavë fillon edicioni i ri 2021/22 në Ligën e Parë të Kosovës.
Në mesin e ekipeve që do të garojnë në kët rang është edhe Vushtrria, shkruan Gazeta Olle. Përkundër rënies në Ligën e Dytë, vushtrriasit kanë arritur të fuzionohen me Dardanën, klub ky që luan në Ligën e Parë.
Andaj edhe këtë sezon, bardhekaltrit do të vazhdojnë të luajnë në Ligën e Parë, ashtu siç njofton edhe faqja zyrtare e klubit.
Njoftimi nga Vushtrria për ndeshjen e parë të sezonit ndaj Vitisë:
Në anën tjetër, Dardana gjatë ditës së djeshme ka dorëzuar një kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda, pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku kërkohet fillimi i procesit hetimor në lidhje me marrëveshjen për fuzionimin e klubeve.
Sipas kryesisë së Dardanës, fuzionimi është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe si i tillë duhet të shfuqizohet.
Reagimi i fundit nga Dardana:
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim se çfarë do të ndodhë në lidhje me këtë çështje të ngritur nga klubi i Dardanës, edhe pse në kampin vushtrrias siç duket kjo nuk paraqet asnjë problem pasi veçse janë të gatshëm për të filluar edicionin e ri.