Jose Mourinho ka thënë se trajneri i vetëm në botë që mund të jetë i kënaqur me skuadrën e tij mund të jetë Mauricio Pochettino.
Këtë deklaratë ai e bëri për “Sky Sport Italia”, kur u pyet nëse Roma ka nevojë për përforcime.
"Kur them se çdo gjë mund të ndodhë në treg, dua të them që mund të ketë përforcime, por edhe largime. A njihni ndonjë trajner që është plotësisht i kënaqur me skuadrën e tij? Ndoshta Pochettino, por askush tjetër!” – deklaroi mes tjerash trajneri portugez.
Kujtojmë se Paris Saint-Germain nënshkroi me Lionel Messin, Gianluigi Donnarumman, Sergio Ramosin dhe Georginio Wijnaldumin këtë verë si lojtarë të lirë.
Klubi francez gjithashtu transferoi edhe Achraf Hakimin nga Interi dhe Danilo Pereiran nga Porto.