Java e dytë e edicionit të ri 2021/22 vazhdon këtë fundjavë në Supeligën e Kosovës në futboll.
Padyshim, vëmendja më e madhe do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Dy konkurrentët për titull të kampionit, Prishtina dhe Ballkani synojnë fitoren e parë në këtë edicion.
Takim tjetër interesant luhet edhe në Gjilan me Dritën nikoqire të Llapit.
Gjilanasit duan ta vazhdojnë me fitore në mënyrë që të mbesin lider të vetëm pas javës së dytë, ndërsa llapjanët kërkojnë këndelljen nga barazimi befasues me Ulpianën.
Gjilani i Ismet Munishit sërish do të jetë mysafirë këtë javë. Kësaj radhe “kuqebardhët” udhëtojnë në drejtim të Drenasit për t’u ndeshur me Feronikelin.
Dy skuadrat e promovuara së fundmi në elitë, Ulpiana dhe Malisheva janë çifti tjetër i xhiros së dytë.
Në Klinë, Dukagjini është “zot shtëpie” përballë Drenicës.
Çiftet
Prishtina – Ballkani
Drita – Llapi
Feronikeli – Gjilani
Ulpiana – Malisheva
Dukagjini – Drenica.