8 milion euro nga Spanja për Castillejo, Milani duhet të vendosë

Futboll

8 milion euro nga Spanja për Castillejo, Milani duhet të vendosë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:39
Samu Castillejo

Milani është i hapur për të mbyllur bashkëpunimet me disa futbollistë dhe pret oferta nga klube të ndryshme.

Nga Spanja raportojnë se Getafe e ka seriozisht për Samu Castillejo. Në kampin kuqezi duhet të vendosin, pas refuzuan fillimisht huazimin.

Getafe tani ofron 8 milion euro për transferimin përfundimtar të sulmuesit anësor, që kuqezinjtë e kanë blerë rreth 20 milion euro.

Klubi spanjoll është optimist se Milani do ta pranojë ofertën, që në fakt është e mirë dhe italianët kanë edhe nevojë për para për të bërë ndonjë përforcim në ditët e fundit të merkatos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat