Trajneri i Nacionales së Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski, përveç se po përgatitet për ndeshjet kualifikuese në shtator, ka definuar edhe stafin e tij teknik. Ai me vete ka marrë stafin teknik nga reprezentacioni U21.
Ndihmëstrajnerë të tij do të jenë: Robert Stojanovski, Vlatko Grozdanovski dhe Skender Jonuzi.
Trajner i portierëve do të jetë: Gjorgji Jovanovski, kurse trajner kondicional Vladimir Vuksanoviq.
Në ekipin e mjekësor (në detyrën e fizioterapeutit) do të jenë: Mexhait Bajrami, Jovica Ilievski, Srgjan Dimitrievski, Bojan Canevski dhe Angele Milevski. Doktor do të jenë Nebojsha Nastov dhe Aleksandar Mileski.
Kit-menaxherë janë Muzafer Abduli dhe Sashko Stojcevski, kurse drejtor sportiv mbetet Dani Masev, kurse rolin e menaxherit teknik do ta ketë Zoran Zafirov.