Klubi i Interit raportohet se ka siguruar shërbimet e Joaquin Correas.
“Sky Sport Italia” ka raportuar se marrëveshja tashmë është arritur, teksa Correa do t’i bashkohet kampionit në fuqi italian fillimisht si i huazuar për një sezon, por me detyrim blerje në vitin e ardhshëm.
“Nerazzurrët” thuhet se do të paguajnë në total 31 milionë euro për shërbimet e 27-vjeçarit.
Sulmuesi argjentinas pritet të nënshkruaj kontratë katër vjeçare me klubin nga Milano.
Në sezonin e fundit, Correa shënoi 11 gola dhe asistoi gjashtë herë në 38 ndeshje për Lazion në të gjitha garat.
Përveç Lazios, Joaquin Correa në të kaluarën ka luajtur edhe te Sevilla e Sampdoria.