Valverde: Prindërit e mi qanë kur iu tregova

Futboll

Valverde: Prindërit e mi qanë kur iu tregova

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:11
Valverde: Prindërit e mi qanë kur iu tregova

Real Madrid ka rinovuar me një tjetër lojtarë të rëndësishëm të skuadrës.

Bëhet fjalë për mesfushorin uruguaian, Federico Valverde, i cili ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2027.

Para tij, kishin rinovuar lojtarë si Modric, Benzema, Carvajal, Nacho, Vasquez.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Është një hap i madh për mua dhe familjen, pasi mund të shijojmë çdo moment. Është një ëndërr që po e përmbush me Realin. Nuk kam kufij. Tentoj të kënaqem, të jap gjithçka brenda dhe jashtë fushës. Dua të jem shembull për shumë fëmijë e njerëz, të rritem e të përpiqem të fitoj gjithçka me këtë ekip.”, deklaroi ai.

“Nuk mund ta përshkruaj nënshkrimin me këtë klub, nuk e prisja kurrë. Isha me kombëtaren kur ma dhanë lajmin. Kur ua thashë prindërve ata nisën të qanin. Ishte një moment i bukur, ishte si një ëndërr. Klubi më i mirë në botë më kërkonte dhe nuk e vonova përgjigjen. Shfrytëzova atë mundësi dhe u përpoqa të bëj të lumtur familjen time“.

23-vjeçari ka zhvilluar deri më tani 104 paraqitje me Realin, ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

Ai ka fituar tro trofe me Madridin dhe shpreson të fitojë gjithçka në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat