‘Kosmos and Enjoy Televisión’, ndërmarrja sportive në pronësi të lojtarit të Barcelonës, Gerard Piqué, ka marrë të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të Ligue 1 për tri sezonet e ardhshme.
Portali ‘2Playbook’ raportoi lajmin me koston e investimit prej rreth 2.5 milion euro.
Për kompaninë e mbrojtësit katalanas, ky është një bast i ri futbolli, pas atij të fituar me të drejtat e ‘Copa América’.
Para ‘Kosmos dhe Enjoy Televisión’, të drejtat e kampionatit francez ishin të platformës ‘Movistar’.
Vendimi për të investuar në Ligue 1, është i lidhur thjesht me super PSG e Lionel Messit, ku efekti i “Pleshtit”, është ai në të cilin ndërmarrja e Piquè, shpreson të justifikojë investimin e bërë.