Zorc zbulon blerjen më të rëndësishme të Dortmundit!
Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka folur për transferimet e shumta të bëra në drejtim të verdhezinjve, duke shpjeguar se ai më i rëndësishmi nuk ka qenë një lojtar, por një trajner: Jurgen Klopp.
“Jurgen i ka dhënë jetë një epoke që ka qenë unike dhe ndoshta e papërsëritshme”, ka thënë Zorc për WDR2.
“Kanë qenë pesë vite që rrallëherë janë parë në historinë e Borussia Dortmund në 100 vitet e fundit”.