Një histori interesante, ky ishte turpi i Prishtinës 

Futboll

Një histori interesante, ky ishte turpi i Prishtinës 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2021 Në ora: 19:26
Prishtina - Cërvena Zvezda, 1988

Kur do që do të shkruhet historia e vërtetë e klubit me renome të futbollit Prishtina, do të dalin në sipërfaqe edhe shumë gjëra të mira por edhe të këqija (prapaskenat) që nuk dihen ende për opinion në periudhën e viteve të 80-ta!

E para, në KF Prishtina të asaj kohe, ka pasur vend edhe për disa serbë, që më së paku e meritonin të ishin pjesë e klubit, por politikisht ishin pjesë e saj sipas regjimit të asaj kohe, si Pekoviq, Stankoviq, Kaliçanin etj. Po ashtu angazhuan edhe trajnerë serbë, që më shumë e donin paranë se sa Prishtinën, si Millovan Gjoriqi (në ligën e parë) e Milan Zhivadinoviqi (në ligën e dytë). 

Është një histori interesante e pranverës së vitit 1988 pikërisht me 13 mars (java e 19-të), Prishtina ia pa sherrin mbrojtësit Dragi Kaliçanin.

Image

Dragi Kaliçanin, ky ishte turpi i Prishtinës

Edhe pse Zvezda kërkonte para ndeshjes, siç tregojnë gjenerata e artë, që të luajnë baras, por Prishtina nuk pranojë, por kërkonte fitore.
Zvezda, klubi famëkeq, e kishte gjetur futbollistin, tradhtarin, që do të depërtonin nga krahu i tij dhe për të fituar. Ai e kishte emrin Dragi Kaliçanin.  

Ky ishte ardhur si përforcim nga Partizani i Beogradit por që e tradhtoi klubin e kryeqytetit, ku tre gola ranë nga ana e tij në periudhën e parë dhe Cërvena Zvezda udhëhoqi me 0:3.

Në atëkohë, kryetrajner i Prishtinës, Josip Duvançiq e nxori Kaliçanin nga loja por ishte shumë vonë, megjithatë e ngushtuan humbjen në 2:3.

Kaliçanin ishte vlerësuar me notën me të dobët (4) nga sporti i Rilindjes.

Prishtina ra nga nga liga e parë e ish RSFJ-së, por edhe si pasojë që kishin humbur edhe shumë penallti! Fundja, si klub shqiptar ishte halë në sy për regjimin e asaj kohe.

 Nuk duhet harruar faktin se në javën e 20-të, pas ndeshjes me Rad-in, iu dënuan disa lojtarë, si Sahit Kelmendi, Xhevdet Muriqi etj. të cilën u rrahën me futbollistët e Radit posaçërisht me provokatorin Millosh Driziq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat