Liqeni nga Drenasi ka bërë mrekulli në fazën e grupeve të parakualifikueseve në Champions League në futsall.
Ky ekip zuri vendin e parë në grupin H me 9 pikë, duke shënuar tri fitore rresht.
Liqeni arriti në vend të parë duke e fituar takimin direkt (3:2), e cila ishte si finale në duel me ekipin nikoqir gjerman, TSV Weilimdorf.
Lojtari Jakup Ramadani është i lumtur që zunë vendin e parë në grup dhe u kualifikuan në rrethin tjetër, Main Round UEFA Champion League.
Sa ishte vështirë të kualifikoheni, ku ishin përparësitë në sfidën e fundit e cila ishte si finale?
“Si çdo ndeshje ndërkombëtare edhe loja e tretë kundër TSV Weilimdorf ishte e vështirë, duke marr parasysh që fitorja na dërgonte në fazë tjetër të Champions League.
Me punë, me përkushtim, disiplinë ia arritëm qëllimit dhe fituam me rezultat 3:2.
Tash jemi në fazën e dytë në Main Round UEFA Champion League dhe shpresojmë që edhe atje të përfaqësojmë Kosovën dhe Drenasin si është më së miri, me fitore te reja”, tha Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.