Broja shënon gol në debutimin e tij me Southampton!
Armando Broja ka shënuar golin e tij të parë për skuadrën e Southampton.
Sulmuesi shqiptar duket se e ka shfrytëzuar rastin e dhënë nga trajneri i tij, Ralph Hasenhuttl, dhe ka shënuar në debutimin e tij.
Goli ka ardhur që në minutën e nëntë të takimit të vlefshëm për EFL Cup.