Skuadra e Southamptonit me lehtësi e mposhti në udhëtim me rezultat 8:0 Newport-in, në kuadër të 32-ës së finales së EFL Cup.
Futbollisti shqiptar, Armando Broja, tregoi lojë të madhe në fanellën e Southamptonit, duke shënuar dy gola dhe është prej me të merituarve për këtë fitore bindëse.
Golat i shënuan Broja (9' e 57'), Tella (25'), Walker-Peters (44'), Elyounouss (48' ,55' e 90+1’), Redmond (69').
Broja u zëvendësua në minutën e 65-të, duke debutuar në mënyrën më të mirë.