Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, u aktivizua në minutën e 71-të për Salzburgun dhe iu gëzua kualifikimit në fazën e grupeve të Champion League.
Salzburg si në ndeshjen e parë si vendas po ashtu edhe sonte si udhëtues e mposhtën me 2:1 Brondby-n nga Danimarka, të cilët me rezultat të përgjithshëm 4:2 u kualifikuan në fazën e grupeve në Champions League.
Golat për Salzburgun i shënuan Sesko (4') Aaronson (10') dhe për Brondby-n Maxco (62').
Berisha ka treguar lojë të mirë në 19 minutat sa iu dha rasti.