Thomas Delaney kalon te Sevilla

Futboll

Thomas Delaney kalon te Sevilla

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 00:38
Thomas Delaney

Skuadra e Sevillës ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për blerjen e Thomas Delaney.

Klubi spanjoll ka shpenzuar 6 milionë euro për blerjen e futbollistit, i cili ka nënshkruarë kontratë katër-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2025.

Është ky transferimi i gjashtë për Sevillën gjatë këtij afati kalimtar të verës, duke u bërë kështu njëra ndër skuadrat që ka shpenzuar më së shumti në këtë merkato nga ekipen e La Ligës.

29-vjeçari, edicionin e kaluar zhvilloi 34 paraqitje me fanellën e Dortmundit në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe pesë asistime

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat