Harry Kane dje konfirmoi që do të mbetet te Tottenham Hotspur.
Kane gjatë pothuajse tërë merkatos së verës u lidh me një kalim te Man City.
Megjithatë përkundër dëshirës së lojtarit që të largohet ishte presidenti i Spurs, Daniel Levy ai që refuzoi çdo ofertë të Cityt për yllin e tyre.
Sipas ‘The Sun’, tani drejtuesit e Tottenham janë duke përgatitur një kontratë të re për sulmuesin me rritje të konsiderueshme të pagës.
Anglezi aktualisht paguhet 230 mijë funte në jave, ndërsa atij tani do ti ofrohet kontratë e re me kohëzgjatje deri në vitin 2027 me pagë shumë më të lartë prej 330 mijë funte në javë.
Gjithsesi futbollisti nuk duket i bindur të nënshkruajë kontratë të re pasi nuk është i lumtur në Londër dhe ishte shumë afër largimit këtë verë por në fund vendosi të qëndrojë.