Sevilla ka kompletuar transferimin e radhës.
Skuadra e Sevillës ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për blerjen e Thomas Delaney.
Klubi spanjoll ka shpenzuar 6 milionë euro për blerjen e futbollistit, i cili ka nënshkruarë kontratë katër-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2025.
Është ky transferimi i gjashtë për Sevillën gjatë këtij afati kalimtar të verës, duke u bërë kështu njëra ndër skuadrat që ka shpenzuar më së shumti në këtë merkato nga ekipen e La Ligës.
29-vjeçari, edicionin e kaluar zhvilloi 34 paraqitje me fanellën e Dortmundit në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe pesë asistime.