Giresunspori e “preu në besë” Esat Malën, ku pak më shumë se një muaj pas prezantimit e largoi nga ekipi. Mesfushori i Partizanit mbetet në kërkim të një destinacioni të ri, me të cilin është i lidhur edhe Partizani.
Klubi i kuq pret që të përfitojë financiarisht nga taksa e formimit si futbollist ose ta kthejë si përforcim për sezonin e ri.
“Panorama Sport”, nga burime pranë lojtarit, ka mësuar se Mala po bën të pamundurën për të gjetur një ekip tjetër në Turqi.
Kështu që, rikthimi te Partizani mbetet si opsioni i fundit, vetëm në rast se 22-vjeçari nuk arrin që të akomodohet jashtë vendit.
“Demat” mbeten të hapur për të dyja opsionet, ku pa dyshim trajnerit Ilir Daja do t’i bënte shumë punë rikthimi i një lojtari polivalent si Esat Mala.