Ekipi i futbollit të Maqedonisë së Veriut U-21 përballet me probleme në prag të ndeshjeve kualifikuese kundër Francës U-21 dhe Serbisë U-21.
Koronavirusi kudo po shkakton telashe të mëdha.
Pas testeve pozitive të futbollistit shqiptar Adrian Hajdarit dhe Mario Mladenovskit, trajneri Dragan Kanatlarovski vendosi që të ftojë lojtarin e Shkupit Aleksandar Gjurkovskin dhe atë të Borecit Georgije Jankulov.
Duhet kujtuar, përgatitjet për ndeshjet e ardhshme të shtatorit do të fillojnë më 29 gusht, dhe ndeshja e parë e luajnë si mysafirë (me 2 shtator) kundër Francës dhe në Ohër me 7 shtator ndaj Serbisë.