Trajneri i Dinamos nga Zagrebi, komentoi lamtumirën nga Champions League
Pas barazimit (0:0) me Sheriff Tiraspolin, Damir Krznar, së pari uroi mysafirët për kualifikim.
“Urime Sheriffit për një kualifikim të merituar, ai ishte një kundërshtar më i mirë në ndeshjen e parë.
Besuam deri në minutën e fundit, dhamë më të mirën. Nuk më pëlqen të përmend fatin, por gjithsesi i mungonte pak fati, veçanërisht në finalizim.
Dinamo është në Europa League, ky ishte qëllimi kryesor”, tha mes të tjera ai.
Dinamo ndeshjen e parë e humbi me 3:0 në Tiraspol.