Seria A ndjek shembullin e Premier dhe La Liga-s!
Lega Seria A ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe ka dalë në krah të klubeve që nuk do t’i lejojnë lojtarët e tyre të grumbullohen me kombëtaret për ndeshjet e shtatorit:
“La Lega Nazionale Professionisti Serie A komunikon se, me rastin e ndeshjeve të FIFA-s që do të zhvillohen në shtator 2021, do të mbështesë vendimin e klubeve të saj për të mos i lënë të lirë lojtarët e grumbulluar nga kombëtaret respektive për të luajtur në vende me rrezik të lartë infektimi me Covid-19”, lexohet në komunikatën e Serisë A.
Kështu, kampionati italian i është bashkuar Premier League dhe La Liga-s për të mos i lënë të lirë lojtarët të grumbullohen me kombëtaret e tyre dhe të udhëtojnë në vende që janë në listën e kuqe.