Kosova është në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Në dy ndeshjet e para ka dy humbje në kualifikueset për Kampionatin Botëror në futboll.
Ndërsa rivali i saj, Gjeorgjia, me të cilën në udhëtim takohet me 2 shtator (18.00), ka një barazim dhe 2 humbje.
Bastet
Bastet e favorizojnë Gjeorgjinë, për faktin se edhe e ka përparësinë e terrenit.
“10Bet” e favorizon Gjeorgjinë, për fitore e ka 2.15, për barazim 3.35 dhe për triumfin e Kosovës e ka 3.40.
“Bet365” pak më ndryshe koeficientin, 2.00 për triumfin e gjeorgjianëve, 3.30 për barazim dhe 3.80 për fitoren e Dardanëve.
“Bwin” pothuajse e ka ngjashëm, 2.00 për fitoren e vendasve, 3.30 për barazim dhe 3.70 për ngadhënjimin e Kosovës.
“Betway” e favorizon Gjeorgjinë me koeficient 2.15, për barazim 3.13 dhe Kosova për fitore e ka 3.80.