Milani pas Adilit

Futboll

Milani pas Adilit

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:29
Milani pas Adilit

Milani është vënë dëshpërimisht pas gjetjen së zëvendësuesit të Hakan Çalhanoglu aq sa merkatoja po shkon drejt fundit dhe kuqezinjtë janë ende të pavendosur.

Pas Adilit të Bordos, Koronës nga Porto e Mesiasit nga radhët e Krotones, Maldini është vënë pas një emri të ri dhe ai është Roman Favre i Brestit. Favre luan në rolin e mesfushorit të majtë, por mund të mbulojë edhe rolin e mesfushorit pas sulmuesve duke e bërë të gjithanshëm në fushë.

23-vjeçari është aktivizuar më parë me Monakon, por prej 1 sezoni është pjesë e Brestit ku në 36 ndeshje ka realizuar 6 gola.

Ky operacion mund të mbyllet mbi bazën e 15 milionë eurove, por mbetet për tu parë ende situata për Adilin me të cilin Maldini është takuar ditën e djeshme për të gjetur një formulë transferimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat