kuadra londineze Arsenal regjistroi fitoren e parë të sezonit 2021/22, duke fituar mbrëmë ndaj skuadrës së West Brom në raundin e dytë të “Carabao Cup” me rezultat të thellë prej 6-0 si mysafir.
Menaxheri spanjoll është paraqitur sot në konferencë për shtyp për të dhënë të rejat nga lëndimet para ndeshjes së ardhshme të cilën klubi londinez e luan ndaj Manchester Cityt të shtunën.
Arteta ka deklaruar se mbrojtësi Gabriel është shumë afër rikthimit dhe se do ta rishikojë edhe njëherë gjatë stërvitjes për ta parë nëse do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, gjersa Bukayo Saka mbetet një dyshim pasi mori një goditje në ndeshjen e mbrëmshme ndaj West Brom.
Spanjolli gjithashtu deklaroi se mbrojtësi Ben White i cili mungoi në ndeshjen e fundit në derbin londinez pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, po ndjehet asimptomatik dhe do të kthehet në stërvitje sa ma shpejtë që të jetë e mundur.
Ai foli edhe për spekulimet që po lidhen me disa lojtarë për ndonjë largim të mundshëm, kur u pyet për Aubameyang dhe Willian.
“Ai është lojtari ynë, dhe ai do të mbetet këtu”, është shprehur Arteta kur u pyet për të ardhmen e Aubameyang, i cili realizoi një tre-golësh në sfidën e mbrëmshme ndaj West Brom.
I pyetur për një largim të mundshëm të Willian këtë merkato, ai shtoi: “Ne po bëjmë disa biseda me të dhe agjentin. Ne po vlerësojmë pozicionin në të cilin jemi.”
“The Gunners” pas dy disfatave në dy ndeshjet e para të ligës për edicionin e ri, do të kërkojnë t’i kthehen fitoreve, megjithatë nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi do të luajnë me kampionët aktual, që numërojnë një rekord tejet pozitiv në ndeshjet direkte ndaj klubit londinez.