Sikurse kombëtaret e tjera që janë duke i publikuar listat e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit në kualifikimet për “Katar 2022”, këtë e ka bërë sot edhe kombëtarja e Francës.
Didier Dechamps ka dhënë një lajm jo të mirë për sulmuesin Olivier Giroud, i cili nuk e ka ftuar atë për tre ndeshjet e shtatorit.
Listës së sulmuesve të ftuar të kombëtares për ndeshjet e shtatorit i prijnë Benzema, Coman, Griezmann, Lemar, Martial, Mbappe dhe Diaby.
Mosftesa e Giroud nënkupton që ai nuk do të ftohet për ndeshje kompetitive me Francën për herë të parë në 10 vite, që nga tetori 2011.