Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit ka pranuar propozimin e Fiorentinës, të cilët tashmë kanë një marrëveshje me spanjollët për huazimin.
Fiorentina po bëhet gati të mirëpresë Alvaro Odriozolan pasi spanjolli ka vendosur të pranojë propozimin e ‘Violës’ për tu transferuar tek ekipi italian, raporton Gianluca Di Marzio.
Formula e operacionit do të jetë huazim deri në fund të sezonit, pa opsionin e blerjes, gjersa paga vjetore e spanjollit do të mbulohet e tëra nga klubi italian.
Spanjolli do të arrijë nesër në Fierencë për tu prezantuar si lojtari më i ri i klubit.