PSG, zbulohet shuma marramendëse e refuzuar nga Mbappe!
“Kylian Mbappe ka refuzuar një ofertë për rinovimin e kontratës deri në 2026-ën me 25 milionë euro në sezon që i është bërë pak muaj më parë nga PSG”.
Ky është zbulimi i bërë nga L’Equipe, që konfirmohet edhe nga deklaratat e fundit të bëra nga Leonardo mbi të ardhmen e ish-yllit të Monaco:
“I kemi bërë një ofertë në një nivel me yjet e tjerë. Rroga e tij do të ishte rritur ndjeshëm (Mbappe fiton 19 milionë euro në sezon)”.