Portieri Edouard Mendy është shpallur portieri më i mirë i sezonit 2020/21 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mendy së bashku me skuadrën e tij Chelsean e fituan titullin Ligës së Kampionëve.
Dhe këtë gjë senegalezi e ka arritur duke e mbajtur portën e paprekur plotë nëntë herë, përcjell KosovaPress.
Në 12 ndeshje të zhvilluara, 29-vjeçari në sezonin 2020/21 nuk pësoi gol në nëntë takime të Ligës së Kampionëve.