Gjatë hedhjes së shortit për Champions League 2021/22 janë zgjedhur edhe më të mirët e sezonit të kaluar.
Portieri më i mirë i sezonit të kaluar është zgjedhur portieri i Chelsea-t, Benjamin Mendy.
Mbrojtësi i mirë është shpallur Ruben Dias i Manchester City-t.
Një tjetër vlerësim për kampionët e Europës ka ardhur në mesfushë, me N’Golo Kante që është shpallur mesfushori më i mirë.
Sulmuesi më i mirë është shpallur Erling Haaland, i cili është bërë edhe lojtari më i ri në histori që e fiton këtë çmim.
I ka shkuar Chelsea-t edhe çmimi i Lojtari të Vitit, i fituar nga Jorginho.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me çmimin për trajnerin e vitit, që është fituar nga Thomas Tuchel.