Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka hedhur poshtë çdo mundësi që të transferojnë yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Gjatë tërë verës ka pasur raportime se PSG do provonte portugezin, në rast që Kylian Mbappe do kalonte te Real Madrid,.
Mirëpo, Al-Khelaifi ka bërë të qartë se assesi nuk do provojnë transferimin e Ronaldos.
“Transferimi i Cristiano Ronaldos as nuk është diskutim”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkohë, Al-Khelaifi konfirmoi se nuk e lejojnë largimin e Mbappes këtë verë, pavarësisht që Reali ofroi 180 milionë euro.