Tottenham iu hakmor me kamatë skuadrën portugeze Ferreira-n, duke e mposhtur me rezultat 3:0 në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Conference League.
Futbollisti Harry Kane si i çartur, realizoi dy gola në minutën e 9-të dhe të 35-të, duke i dhënë goditje shkatërrimtare rivalit.
Në minutën e 70-të, Lo Celso vulos fitoren në 3:0.
Tottenham kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League.
Ferreira eliminohet të cilës nuk i bëri punë fitorja si vendas, në takimin e parë me rezultat 1:0.