Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, ka shkaktuar tensione të mëdha në takimin mes Akhmat Grozny dhe Arsenal Tula, i vlefshëm për xhiron e 6-të në elitën e futbollit të Rusisë.
Në minutën e 31-të të ndeshjes një futbollist mysafir deshi të largonte topin jashtë fushës, ngase një nga bashkëlojtarët ishte i shtrirë, por Berisha vrapoi për ta zënë topin dhe asistoi te goli i Mohamed Konate.
Ky veprim i sulmuesit nga qyteti i Pejës shkaktoi pakënaqësi te madhe të lojtarët dhe stafi i skuadrës kundërshtare.
Në fund ndeshjen e fitoi Akhmat Grozny i Bernard Berishës me rezultat 2-1, me një gol të realizuar nga Igor Konovalov në minutën e 95’ të takimit.
Pas kësaj fitoreje Akhmat Grozny renditet i shtati me 9 pikë, kurse Arsenal Tula mbetet i 15-ti me 4 sosh..
FIGHT!
— Russian Football News (@RusFootballNews) August 26, 2021
A mass brawl occurs on the touch line in Grozny after the home side score. Why?
Bernard Berisha with some classic Berisha shithousery, stopping Arsenal from putting the ball out for their injured teammate & setting up a goal. pic.twitter.com/mWoQOv5QAT