Refuzoi Shqipërinë për një arsye

Futboll

Refuzoi Shqipërinë për një arsye

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 11:05
Refuzoi Shqipërinë për një arsye

Ish-sulmuesi i Shpresave, Fiorin Durmishaj, bëri një bujë të madhe me vendimin e marrë në vitin 2019, teksa refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë, duke zgjedhur Greqinë, me pretendimin se do të bëhej një lojtar i madh në arenën Europiane.

Por koha tregoi të kundërtën, teksa 23-vjeçari duket se nuk po gjen “paqe”, ndërkohë që dështimet janë duke pasuar njëra-tjetrën.

Prej 3 vitesh, kartoni i sulmuesit 24-vjeçar është në pronësi të Olimpiakosit, teksa lojtari nuk bën pjesë në planet e drejtuesve të klubit prestigjioz grek, teksa endet duke u huazuar nëpër klube të ndryshme të dorës së dytë.

Pas dështimeve te Beveren, Aris, AEL Larisa, së fundmi Durmishaj është huazuar te OFI i Kretës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat