Ilaix Moriba pritet të largohet nga Barcelona. Moriba refuzoi të rinovonte kontratën me Barcelonën dhe klubi menjëherë e vendosi në shitje.
Drejtuesit e ekipit spanjoll kanë mbetur të zhgënjyer me sjelljet e futbollistit që kërkonte pagë të lartë.
Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Tottenham duket shumë afër marrëveshjes me ‘Blaugranët’ për transferimin e mesfushorit.
Gjiganti spanjoll po kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin që ka kontratë me klubin deri në vitin 2022.
18-vjeçari pritet ta mbyllë aventurën në Spanjë pas vetëm një sezoni ku debutoi dhe ishte afër të merrte një vend në formacionin titullar, megjithatë kërkesat e larta të tij kanë bërë që ai të largohet.